Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të pakrahasueshme dhe hulumtimet zbulojnë më shumë përfitime pothuajse çdo ditë. Vaji i ullirit është themeli i dietës mesdhetare dhe një shtyllë thelbësore ushqyese për kulturat më jetëgjata në botë.
Vaji i ullirit bëhet nga fruti i pemës së ullirit. Pra ai është natyrisht i lartë në acide yndyrore të shëndetshme. Ka disa lloje të vajit të ullirit në treg sot, duke përfshirë vajin e ullirit ekstra të virgjër, vajin e ullirit të virgjër dhe vajin e rregullt të ullirit – por hulumtimet tregojnë se përfitimet e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë më të bollshëm se varietetet e tjera.
Punon si një anti-inflamator
Oleocanthal është një përbërës specifik fenolik që gjendet në vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe thuhet se është përgjegjës për ndjesinë e djegies ose shpimit që përjetohet kur provoni një vaj ulliri me cilësi të lartë. Fenolet e pranishme kanë veti anti-inflamatore, dhe si të tilla mund të kenë efekte të ngjashme me qetësuesit e dhimbjeve dhe reduktuesit e etheve. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer dhe të vrasë qelizat e kancerit; sepse oleokantali pastron pllakat beta-amiloid nga truri.
Rrit shëndetin e flokëve dhe lëkurës
Vaji i ullirit është i pasur me Vitaminë E. Çdo lugë vaj ulliri ekstra të virgjër ka rreth 1.9 mg Vitaminë E, një antioksidant i tretshëm në yndyrë që mund të mbrojë trupin kundër problemeve të syve dhe lëkurës. Në fakt i bën flokët dhe lëkurën shumë më të shëndetshme. Ja pse këtë element shumë të rëndësishëm e hasim si përbërës në produkte të shëndetshme jo vetëm për lëkurat adulte por dhe për lëkurat e bebeve. LEVITATE është kremi-vaj- ushqyes dhe hipoalergjik për bebet dhe fëmijë. I cili hidraton dhe zbut lëkurën, zvogëlon skuqjen & kruarjet e lëkurës dhe e bën atë më të shëndetshme.
Mbron kundër diabetit
Është demonstruar se një dietë e pasur me vaj ulliri, e varfër në yndyrna të ngopura, mesatarisht e pasur me karbohidrate dhe fibra të tretshme nga frutat, perimet, pulat dhe drithërat është qasja më efektive për diabetikët. Ndihmon në uljen e lipoproteinave “të këqija” me densitet të ulët, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak dhe rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Vaji i ullirit përmban vitaminë K, e cila është një tjetër vitaminë e tretshme në yndyrë që ka efekt të madh në gjak. Ajo është e nevojshme për koagulimin e shëndetshëm dhe nivelet e kalciumit në gjak.
Një lugë gjelle vaj ulliri në ditë do të mbushë 10% të marrjes ditore të rekomanduar të vitaminës K, dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër rezistencës ndaj insulinës dhe disa llojeve të kancerit.
Redukton problemet e zemrës & diabetin
Vaji i ullirit natyral përmban 70% acid yndyror të pangopur. Si rezultat, ai ul akumulimin e kolesterolit në gjak dhe zvogëlon problemet e zemrës. Vaji i ullirit gjithashtu zvogëlon rrezikun e diabetit dhe arteriosklerozës.
Zvogëlon presionin e lartë të gjakut
Studimet e fundit tregojnë se konsumi i rregullt i vajit të ullirit mund të ndihmojë në uljen e presionit sistolik dhe diastolik të gjakut.
Përmirëson nivelet e kolesterolit
Vaji i ullirit ul nivelet e kolesterolit total në gjak, LDL-kolesterolit dhe triglicerideve. Kolesteroli LDL është lloji i keq i kolesterolit, i cili rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe sëmundjeve pulmonare të zemrës. Vaji ekstra i virgjër i ullirit, i cili është i pasur me pothuajse 40 kimikate antioksiduese që ndihmon në zvogëlimin e efekteve të oksidimit të kolesterolit LDL.
Ndihmon në humbjen e peshës
Edhe pse i pasur në kalori, vaji i ullirit ka treguar se ndihmon në uljen e niveleve të obezitetit. Ekspertët mjekësorë sugjerojnë se është shumë e vështirë të fitosh peshë nga yndyrat mono-të pangopura të pranishme në vajin e ullirit. Eksperimentet që përfshinin vajin e ullirit mesdhetar kanë treguar rezultate pozitive në lidhje me zvogëlimin e peshës trupore të njeriut.
Rrit metabolizmin
Vaji i ullirit nxit metabolizmin, rritjen e strukturës së mirë të kockave dhe zhvillimin e trurit tek fëmijët. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila është shumë e dobishme për njerëzit e moshuar. Duke filluar nga fëmijët e deri te mosha e 3-të, vaji i ullirit është një element që i duhet me patjetër trupit.