/* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Historia Jonë

Ne jemi SKIN NOVIS dhe historia jonë është e thjesht. Ajo nisi kur ekipi ynë vuri re se edhe pse jetojmë në atë që emërtohet si ‘Epoka e Mirëqenies’, industria e mirëqenies prodhon produkte që përmbajnë përbërës toksikë dhe irritues për lëkurën. Kjo gjë ndodh edhe pse ekziston mundësia që të prodhohen totalisht nga substanca organike.

Ekipi i SKIN NOVIS përbëhet nga njerëz të dedikuar pas mirëqenies dhe duke qenë të tillë vendosën të startojnë një brand, misioni i të cilit është pikërisht ndjekja e mirëqenies, një mision i gjatë që nuk mbaron kurrë, i cili për shumë arsye nisi me shëndetin e  lëkurës dhe flokëve.
Sa kujdesesh ti për lëkurën dhe flokët varet rrënjësisht nga ty dhe si e koncepton TI mirëqenien varet rrënjësisht nga informacioni në të cilin ekspozohesh në jetën e përditshme. Të jesh i vetëdijshëm se për çfarë përdoret secili produkt, se si përdoret dhe çfarë ka brenda është thelbësore për ne. Prandaj këtu, krahas distribucionit të produkteve të ndryshme që mbrojnë një nga pjesët më të rëndësishme të trupit, ne do shpërndajmë informacione të rëndësishme, këshilla dhe artikuj të ndryshëm nga bota e mirëqenies.
Ne e dashurojmë vetëbesimin! Ne besojmë se çdo njeri ka të drejtë të kujdeset për lëkurën dhe flokët. Rrezatimi, rinia dhe freskia do të ndihmojnë pikërisht në këtë gjë.

Ne gjithashtu e duam dhe e respektojmë natyrën. Të gjitha produktet tona nuk janë të testuara në kafshë. Ato kanë në përbërje ingredient tërësisht organik, të miksuar mjeshtërisht nga duart dhe mendjet e 20+ viteve eksperiencë të ekspertëve tanë të lëkurës dhe flokëve. Laboratorët tanë kanë testuar qindra-mijëra miksime nga ekstraktet dhe esencat e bimëve, luleve dhe frutave të ndryshme.

Çdo produkt që ju sjellim, është asgjë më shumë sesa një mjet natyral për të arritur një lëkurë te shëndetshme, të re dhe rrëzëllitëse. Produktet tona janë të CERTIFIKUARA!
Historia jonë është pikërisht kjo: ndjekja e mirëqenies – e dizenjuar nga natyra dhe e mbështetur nga shkenca.

Organike,
prodhuar me dashuri

Dhurojini lëkurës pamje të shëndetshme me formula të mundësuara nga natyra dhe shkenca.

Shiko produktet

Formula Revolucionare SKIN NOVIS

Për lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm.

Shiko produktet
100% Organike

Elemino toksiken
Provo Organiken!

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×