Nuk ka shumë rregulla të forta në lidhje me çfarë të mos bësh gjatë shtatzanisë, përtej alkoolit dhe drogës, natyrisht.
Por duke qenë se shëndeti dhe siguria e foshnjës në rritje është thelbësore, këtu është një listë me disa gjëra që duhet të shmangësh gjatë shtatzënisë.
Bojërat e flokëve
Nuk ka asnjë provë që vërteton se ngjyrosja e flokëve i bën dëm foshnjës, megjithatë shumë nëna të ardhshme zgjedhin të presin deri në tremujorin e dytë (kur foshnja është më pak e/i rritur). Gjithsesi këshillohet të zgjedhësh një stil që ka një lyerje vetëm nga mesi i flokëve e poshtë, dhe lë rrënjët e paprekura në mënyrë që kimikatet të kenë kontakt vetëm me fijet e flokut dhe jo me skalpin.
Nxirja
Përdorimi i fake tan shihet si normal gjatë shtatzanisë. Kjo sepse përbërësi aktiv, (dihidroksiacetioni), nuk është toksik dhe qëndron vetëm në barrierën e jashtme të lëkurës. Por a duhet shmangur gjatë gjidhënies?
Përpiqu që rreth zonës së gjirit, aty ku fëmija bie në kontakt me lëkurën të mos përdorësh nxirës fallco. Edhe pse zakonisht përbërësit nuk janë toksikë për lëkurën, nëse aplikohen në gji foshnja ekspozohet oralisht ndaj produktit dhe studimet kanë sugjeruar se kjo gjë mund të dëmtojë zhvillimin e qelizave dhe organeve të foshnjës.
Solari gjatë shtatëzanisë nuk rekomandohet fare sepse mund të shkaktojë mbinxehje të trupit. Rrezet e tij të dëmshme UV janë zbuluar se prishin acidin folik i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Botox-i
Stresi i mamave të reja vjen nga shumë shqetësime, dhe ndonjëherë mund të çojë në shumë rrudha. Zakonisht Botox mendohet se qëndron në zonën ku injektohet (pra përbërësit nuk arrijnë tek foshnja në zhvillim), por nuk ka të dhëna të mjaftueshme për ta mbështetur këtë. Ja pse shumica e profesionistëve të kujdesit shëndetësor këshillojnë shtyrjen e këtij trajtimi deri pasi të kesh lindur bebin.
Manikyr dhe pedikyr
Ashtu si me bojën e flokëve, nuk ke pse t’i thuash lamtumirë mani-pedis për nëntë muaj të plotë. Sidoqoftë, mund ta anashkalosh këtë pjesë për dy arsye. Së pari, aroma mund të të irritojë, veçanërisht nëse shtatzënia është ose ka qenë e ndjeshme. Së dyti, nëse heq kallot përpara se të lyesh thonjtë, mund edhe të lëndosh dhe të presësh veten. Gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë infeksioni, kështu që ekspertët rekomandojnë thjesht të shkurtosh thonjtë për kohën e nevojshme.
Ndryshimet në rutinën e lëkurës
Kujdesi për ndryshimin e rutinës së lëkurës dhe mirëqenien e plotë të vogëlushit tënd është gjëja më e rëndësishme.
Mos harro, rëndësia e ndryshimit të rutinës është e madhe sepse nivelet e estrogjenit ndryshojnë mënyrën sesi lëkura reagon ndaj disa përbërësve që gjenden në produktet e kujdesit të lëkurës.
Kështu që bëhu gati për të bërë kalimin. Fillo duke përdorur produkte organike. Për hir të shëndetit vetjak dhe të fëmijës tënd.