Lëkurë e thatë apo e dehidratuar? Ku qëndron ndryshimi? - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Lëkurë e thatë apo e dehidratuar? Ku qëndron ndryshimi?

August 18, 2021
admin

Mund të jetë vërtet zhgënjyese kur fillon të merresh më shumë me kujdesin e lëkurës, dhe veçanërisht kur fillon të investosh më shumë por ende nuk sheh rezultatet që pret. Të kuptuarit e nevojave specifike të lëkurës për fat të keq shpesh herë do të thotë se mund të kalosh nëpër duar shumë produkte para se të gjesh çfarë funksionon vërtet.

Kujdesi për lëkurën dhe produktet që zgjedh janë çështje tërësisht subjektive por mostrajtimi i lëkurës së thatë dhe asaj së dehidratuar mund të shfaqë efekte në kompleksin dhe shëndetin e fytyrës.

E thatë ose e dehidratuar: cili është ndryshimi?

Është e rëndësishme të kuptohet një parim themelor i kujdesit të lëkurës: ekziston lloji i lëkurës dhe gjendja e lëkurës.

Lloji i lëkurës është produkt i gjenetikës. Njeriu lind me llojin e tij të lëkurës. Llojet e lëkurës janë: e yndyrshme, e thatë, e kombinuar dhe normale.

Ndërsa gjendja e lëkurës përfshin problemet që vijnë nga lloji i lëkurës ose nga kujdesi i papërshtatshëm që po i bën. Aknet, dehidratimi, inflamacioni, skuqja, mpirja lokale dhe vijat e imta janë të gjitha gjendje të lëkurës. Pra, lëkura e thatë është lloj i lëkurës ndërsa dehidratimi është gjendje e saj.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë mund të kesh një lloj tjetër lëkure dhe në gjendje hidratimi. Lëkura e yndyrshme për shembull është ndoshta më e yndyrshme seç duhet sepse është e dehidratuar. Lëkurës së dehidratuar i mungon lagështira. Kështu ajo priret të prodhojë më shumë vaj, për të marrë “lagështirë”. Natyrisht kjo do të çojë në shpërthim puçrrash, në zmadhim poresh dhe në një çehre të yndyrshme që është e vështirë të mos duket e tillë edhe me ndihmën e produkteve kozmetike.

Lëkura e thatë është një lloj lëkure, por është plotësisht e mundur që të dehidratohet dhe të kalojë në një problematikë. Shumë shpesh, personat që kanë lëkurë të thatë kanë kremra të rëndë që u janë tregtuar sipas “llojit të lëkurës”.

Dehidratimi gjithashtu mund të jetë fillimi i një liste të gjatë të sëmundjeve të lëkurës. Dhe problemi me kujdesin ndaj lëkurës është se më e shumta e tregut prodhon produkte me kimikate dhe lëndë jo të rekomandueshme për fytyrat e ndjeshme.

Gjëja më e mirë që mund të bësh për të filluar procesin e rehabilitimit është të rrisësh hidratimin dhe të shohësh si reagon lëkura. Produkti ideal me të cilin duhet të fillosh është REPARANDO.

Sigurisht që për mrekullibërësin REPARANDO mund të mësosh më shumë këtu.

Pas pastrimit të lëkurës ( i cili është një hap kyç për të zhdukur papastërtitë që mblidhen në pore gjatë ditës) një hidratues i thjeshtë nuk mund të hidratojë siç duhet. Lëkura ka nevojë për REPARANDO në mënyrë që të jetë e shëndetshme. Vitaminat A, D dhe E, proteinat, mineralet dhe elementet gjurmë të çmuara të REPARANDOs shkojnë në shtresat më të thella për të rigjeneruar.  Dhe meqenëse lëkura i nënshtrohet shumicës së proceseve të saj gjatë gjumit, është e rëndësishme që brenda natës të mbash sa më shumë lagështi të jetë e mundur.

REPARANDO shërben edhe si maskë. Gjatë orëve që ti qetësohesh, gjithashtu qetësohet dhe lëkura.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×