LEVITATE – Krem vaji organik për fëmijë - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

LEVITATE – Krem vaji organik për fëmijë

May 27, 2021
admin

Lëkura e fëmijëve është delikate ndaj zgjedhja e produkteve të duhura është thelbësore

LEVITATE është një krem vaji 100% organik nga bimë të certifikuara.

Ky krem vaj ushqyes është hipoalergjik qetëson skuqjet, kruarjet dhe mund të përdoret nga të gjithë fëmijët.

Të gjithë përbërësit e LEVITATE mbajnë një certifikim Evropian, kanë veti rigjeneruese dhe punojnë për shëndetin e plotë të lëkurës së fëmijëve tuaj.

Kremi LEVITATE depërton thellë në lëkurën e më të vegjëlve, mjafton një masazhim i lehtë çdo darkë për të rritur prodhimin e oxytocinës që njihet si hormoni i lumturisë.

Kështu do të mund t’ju siguroni atyre jo vetëm lëkurë më të hidratuar, por qarkullim më të mirë gjaku, relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e gjumit.

LEVITATE është një produkt që mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, madje edhe në skalpin e butë të bebeve tuaja i cili shpesh mund të irritohet e të bjerë.

Baza e këtij vaji qetësues janë lulet më delikate që natyra ofron si lule balsami, kamomili e kalendula.

Të treja sigurojnë qetësim, janë anti-inflamatore dhe ndalojnë kurajtjen dhe skuqjen.

Për një zbutje të thellë që arrin në çdo shtresë të lëkurës, LEVITATE përmban edhe gjalpë shea, vaj ulliri dhe porpolisin e çmuar nga bletët.

Të gjithë këta përbërës janë të pasur me antioksidantë, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme që sigurojnë më të mirën e natyrës.

Si ta përdorni LEVITATE

Për të vegjëlit tuaj, sa herë që ju bëni një dush të ngrohtë apo ju ndërroni pelenat kini parasysh të kini në krah edhe LEVITATE.

Aplikoni kremin duke masazhuar lëkurën e fëmijës tuaj, lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo.

Duke bërë kujdes që të mos bjerë në kontakt me sytë e bebit.

Përdoret në rastet e skuqjes dhe irritimit të lëkurës gjithashtu dhe gjatë ndërrimit të pelenave.

Mjafton të pastroni lëkurën me ujë apo letër të lagur dhe ta lyeni lëkurën me kremin LEVITATE.

Përzierja e duhur e këtyre përbërësve të shëndetshëm dhe organik e bën këtë formulë të veçantë e të sigurt.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×