LAVA SOAP – Sapun organik me qumësht dhie - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

LAVA SOAP – Sapun organik me qumësht dhie

May 27, 2021
admin

Fytyra duhet të lahet të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje. Në këtë mënyrë do të largoni plotësisht nga lëkura juaj çdo papastërti, bakter, yndyrë apo alergji që mund të jetë mbledhur në pore gjatë këtyre dy periudhave kohore.

Qumështi i dhisë, një alternativë natyrale

Qumështi i dhisë është i pasur në yndyra të shëndetëshme të cilat ofrojnë një pastrim delikat që nuk dëmton membranën e fytyrës. Gjithashtu largon lëkurën e vdekur nga fytyra juaj, ka veti anti fungale dhe vepron si një trajtim anti rrudhë.

Një sapun organik i pasur me qumësht dhie i cili pastron lëkurën në thellësi, eleminon problemet dermatologjike dhe ndihmon në shëndetin e plotë të saj.

Çfarë është Lava Soap?

Lava Soap është një produkt 100% organik, me një formulë të veçantë që mund të përdoret nga të gjithë. Veprimin e tij kryesor e ka në balancimin e yndyrës në fytyrë, duke qenë se është një nga zonat ku kjo substancë prodhohet më tepër. Është ideal për lëkurat me tendencë akneike, pasi ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre.

Gjithashtu është i pasur me vitamina A, E dhe minerale si fosfori, kalciumi magnezi zinku apo soda e bukës. Të cilat po ashtu parandalojnë aknet e në veçanti soda e bukës e cila ndihmon në ruajtjen e pehashit të lëkurës dhe parandalon infeksionet e ndryshme që lëkura mund të hasë. Ky sapun mund të përdoret nga të gjithë, kjo sepse baza Lava Soap është qumështi i dhisë i cili është i pasur me acide yndyrore të cilat hidratojnë lëkurën dhe i dhurojnë asaj shkëlqim.

Gjithashtu përmban edhe vaj ulliri i cili ka veti anti inflamatore dhe parandalon dehidratimin e lëkurës. Kjo e bën të përshtatshëm edhe për personat me lëkurë mikse apo të thatë. Kështu do të gjeni brenda tij gjurmë të bimës së mentes e cila perveç aromës së mirë, ndihmon edhe ne zhdukjen e pikave të zeza dhe mbylljen e poreve të hapura.

Kalendula nga ana tjetër është një nga lulet aromatike e cila ka gjetur vend tek produktet organike të kujdesit ndaj vetes. Kjo lule ka veti qetësuese, stimulon kolagjenin dhe e tonifikon e tendos lëkurën tuaj në pak kohë. Për rrjedhojë do të dukeni shumë shpejt më të freskët dhe të rinj. E më i veçanti ndër këto bimë është padyshim rigoni që ka veti të shkëlqyera në luftimin e rrudhave e shenjave të moshës.

TRANSPORT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT!

(Tiranë: Falas, Rrethe: 2.50€ Kosovë 6€, Maqedoni 8€)

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×