9 gabime para gjumit që po shkatërrojnë lëkurën tuaj! - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

9 gabime para gjumit që po shkatërrojnë lëkurën tuaj!

April 7, 2021
admin

Ju e dini që duhet ta lani fytyrën tuaj para gjumit – nëse nuk e bëni, ose nuk e bëni siç duhet, atëherë po shtoni disa vite në fytyrën tuaj – por kjo nuk është e gjitha që duhet të merrni parasysh përpara se të flini. Për lëkurën me shkëlqim, ka mjaft zakone para gjumit që duhet t’i eleminoni nga rutina juaj – këtu, janë 9 ato më të rëndësishmet që duhen shmangur.

1. Mos larja e fytyrës

Fytyra juaj mbledh shumë ndotës gjatë ditës edhe nëse nuk vendosni makeup. Kur jeni duke fjetur, lëkura juaj rigjenerohet, që do të thotë se heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndërton të reja. “Kur keni grumbullim të papastërtive, kjo e bën të vështirë që lëkura juaj të heqë qelizat e vdekura të lëkurës”. Me kalimin e kohës, qelizat që nuk u eleminuan në fytyrën tuaj, bllokojnë poret, gjë që mund të çojë në shfaqjen e akneve.

2. Larja shumë vonë e fytyrës

Cila është gjëja e parë që bën kur kthehesh në shtëpi? “Laj fytyrën” duhet të jetë përgjigjja juaj. “Nëse nuk e lani fytyrën menjëherë, atëherë po kaloni 4 deri në 8 orë të panevojshme duke bllokuar poret tuaja”. Nëse jeni të prirur për poret e bllokuara, ato orë shtesë mund t’i bëjnë ato edhe më keq. (Përdorni një larës të butë, si sapuni LAVA nga SKIN NOVIS)

3. Shpëlarje me ujë të nxehtë ose të ftohtë

Uji i vakët është më i miri për lëkurën tuaj (kjo është e vërtetë edhe për dushin). Uji i ftohtë dhe i nxehtë mund të shkaktojnë irritime në lëkurën tuaj dhe të krijojnë acarime.

4. Mos përdorimi i kremit hidratues

Rutina juaj duhet të ketë të pranishme dy hapa të thjeshtë: 1. Lani fytyrën 2. Hidratojeni

5. Përdorimi i shumë produkteve në lëkurë

Pasi e keni larë dhe hidratuar lëkurën, ju nuk duhet të vazhdoni të shtoni produkte të tjera. Rregulli: Përdor sa më pak!

6. Përdorimi i jastëkut të pambukut

Mëndafshi ose sateni është materiali më i mirë për lëkurën tuaj. Materialet si pambuku janë të ashpër në lëkurën tuaj – dhe flokët tuaj.

7. Larjen e jastëkeve me detergjent aromatik

Kimikatet në aromë mund të irritojnë lëkurën tuaj ndërsa flini dhe mund të shkaktojnë skuqje. Sugjerohet që të lani jastëkët tuaj me detergjent pa aromë, dhe pa zbutës, të paktën një herë në javë.

8. Kontrollimi i telefonit menjëherë para gjumit

Ju duhet të dini për rreziqet e dritës blu. Nëse kaloni shumë kohë në telefonin tuaj, kompjuterin ose tabletën tuaj para gjumit mund të prishë gjumin tuaj dhe për këtë arsye ju vë në rrezik më të lartë të kancerit dhe depresionit, midis problemeve të tjera. Ende nuk mund të heqësh dorë? Duhet t’a dish që mund të ndikojë edhe në lëkurën tuaj. Gjumi i pamjaftueshëm i’u shkakton njerëzve një pamje të lodhur, të dehidratuar, por kalimi i shumë kohë në telefonin tuaj nuk ndikon vetëm në lëkurën tuaj përmes cilësisë së gjumit. Mund të inkurajojë gjithashtu zhvillimin e vijave rreth syve tuaj.

9. Hidratimi vetëm i fytyrës

Kur mendojmë për kujdesin e lëkurës, shumica prej nesh menjëherë mendojmë “fytyrë” dhe harrojmë për lëkurën që mbulon pjesën tjetër të trupit. Sugjerohet gjithashtu të hidratoni lëkurën e trupit.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×