10 Këshilla për kujdesin e lëkurës me produkte organike në të 20-tat - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

10 Këshilla për kujdesin e lëkurës me produkte organike në të 20-tat

March 16, 2021
admin
  1. Mbrojtje nga dielli

Kur flitet për të parandaluar plakjen, kryesorja në çdo moshë, por veçanërisht në të 20-tat, është mbrojtja e lëkurës nga dielli. Plakja e lëkurës vjen nga ekspozimi i tepërt në rrezet ultraviolet.  

Rrezatimi ultraviolet që vjen nga dielli depërton në shtresat më të thella të lëkurës dhe dëmton kolagjenin. Kështu që, nëse ju nuk mbroheni nga dielli, filloni menjëhere. Gjithashtu rekomandojmë përdorimin e veshjeve të cilat sigurojnë mbrojtje nga dielli të tilla si: kapele me strehë, bluzë me mëngë të gjata dhe mos qëndroni në diell për periudha të gjata kohe. Këto veprime të vogla do të reduktojnë shenjat e fotoplakjes.

Mbrojtja nga dielli nuk është thjesht dicka që bëhet në verë ose në ditët me diell. Rrezet ultraviolet janë të pranishme çdo ditë të vitit, shtojnë dhe rritin shenjat e dukshme të fotoplakjes si: rrudhat, hiperpigmentimi i lëkurës dhe lëkura e varur. Edhe nëse është kohë me re, nuk ka justifikime për të mos mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli.
Falë formulës revolucionare me gjalpin e dhisë, kremi rigjenerues REPARANDO ofron mbrojtje nga dielli.

2. Pastroni fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës është i rëndësishëm të bëhet çdo ditë. Fytyra dhe qafa janë më të ekspozuarat ndaj stresuesve mjedisorë, si ndotja dhe alergjenët. Ju gjithashtu duhet të largoni mbrojtësin e diellit, grimin dhe gjithë produktet kozmetike të përdorura. Nëse këto produkte qëndrojnë në lëkurën tuaj, gjate natës lëkura dëmtohet.  

Gjatë procesit të gjumit, lëkura riparon dëmtimet që mund të kenë ndodhur gjatë ditës. Në qoftë se ju akoma keni në lëkurën tuaj papastërti, alergjenë ose mbetje grimi, lëkura shpërqëndrohet nga dëmtimet e vërteta, duke promovuar formimin e radikaleve të lira që plakin lëkurën. Problematikat si aknet dhe ekzema mund të përkeqësohen nëse lëkura nuk pastrohet sikur duhet.  

Në anën tjetër është shumë e lehtë të mbi pastrosh fytyrën. Përdorimi i një larësi të fortë ose larja e shpeshtë e lëkurës, largon yndyrën natyrale të lëkurës dhe shqetëson barrierën e saj, duke shkaktuar tharje dhe irritime.     

E rëndësishme është të gjeni metodën që funksionon më mirë për lëkurën tuaj. Disa persona preferojnë ta pastrojnë lëkurën dy herë në ditë.  Në mëngjes përdorin vetëm ujë për të larguar pak nga sebumi në sipërfaqe të lëkurës dhe në mbrëmje përdorin një pastrues. Personat me lëkurë të thatë preferojnë ta lajnë fytyrën vetëm një herë, zakonisht në mbrëmje.   

Pavarësisht frekuences që ju lani fytyrën kushtojini rëndësi larësit që zgjidhni. Duhet të keni kujdes që larësi mos largojë yndrnat e mira të lëkurës dhe të dëmtojë mikrobiomën e lëkurës. Duke dëmtuar mikrobiomën e lëkurës shkaktohet tharje e lëkurës dhe irritime. Të mos përdorni larës nuk është një ide e mirë gjithashtu. Vendosni një balancë që funksionon për ju, dhe sigurohuni që larësi që ju zgjidhni të jetë organik dhe i mirë formuluar. Sapuni LAVA përshatet me çdo tip lëkure dhe ka shumë efekte pozitive në lëkurë. Pastron, qetëson dhe ushqen lëkurën.

3. Eksfolioni lëkurën nëse duhet

Ekziston një mundësi që ta injoroni eksfoljimin e lëkurës, por ky proces ka disa benefite për lëkurën. Ndihmon me largimin e qelizave të vdekura, ndihmon me uljen e hiperpigmentimit, kontrollin e sebumit, largon pikat e zeza etj.
Shpesh here eksfoljimi i lëkurës duhet të shmanget në disa raste. Nëse ju keni probleme me aknet aktive, tipologji të lëkurës si ekzema mund ta evitoni si hap në rutinën tuaj.

Personat me lëkurë të thatë, të cilët vuajnë nga keratosis pilaris, kanë vështirësi në largimin e qelizave të vdekura, qelizat qëndrojnë rreth poreve dhe krijojnë pika të kuqe. Ata mund të përfitojnë nga përdorimi i një hidratuesi me acid alpha hidroksi, sikur është acidi laktik, i gjendur tek gjalpi i dhisë. Reparando është një hidratues që ndihmon dhe me eksfoljimin e lëkurës.

4. Hidratoni  

Hidratuesit janë shumë të rëndësishëm në rutinën e kujdesit të lëkurës. Duhet të aplikohen pas larjes së fytyrës sepse ndihmojnë barrierën e lëkurës të vetriparohet dhe ndihmon me reduktimim e asaj që quhet humbja e ujit trans epidermial, që sjell tharje të lëkurës dhe irritime.

Hidratues të ndryshëm janë esencialë për persona me tipologji të ndryshme të lëkurës, ekzema, akne apo rosacea, sepse të gjitha këto tipologji kanë një faktor që ndikon negativisht në funksionimin normal të barrierës së lëkurës. Duke zgjedhur produktin e duhur për hidratimin e lëkurës, skuqjet, aknet, irritimet, kruarjet ose pickimet e ndryshme në lëkurë fillojnë të largohen. Reparando dhe Merdiem janë dy hidratues idealë për çdo tip lëkure. Hidratojnë lëkurën në disa shtresa të saj, e ushqejnë me vitamina, proteina dhe minerale të cmuara, të cilat ndihmojnë me forcimin e barrierës së lëkurës. Kane veti anti-inflamatore dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë me pertharjen e akneve, uljen e skuqjve, reduktimin e irritimeve dhe kruarjeve.  

5. Përdorimi i vitaminës C

Nëse nuk jeni të familjarizuar me vitaminën C, mund ta njihni dhe me emrin Ascorbic Acid. Vitamina C është një antioksidant, studimet për të cilin kanë treguar që përmirëson prodhimin e kolagjenit, redukton dëmtimin nga rrezet ultraviolet dhe redukton prodhimin e radikaleve të lira.

Meridiem është një hidratues i pasur me vitaminë C. Ndihmon në hidratimin e lëkurës, i jep freski dhe shkëlqim natyral. Duke u përdorur disa herë gjatë ditës, vetitë antioksiduese të tij ndihmojnë në ruajtjen e barrierës së lëkurës.

6. Vitamina A  

Vitamina A është një trajtim që kemi mjaftueshëm studime për të provuar efikasitetin e saj në reduktimin e dëmtimit nga dielli dhe fotoplakjen.

Njerëzit në të 20-tat mund të përfitojnë shumë prej vitaminës A. Mundëson përtharjen e akneve, mbron lëkurën nga fotoplakja dhe dëmtimet e diellit, ndihmon me linjat e imëta, njëtrajtëson tonin e lëkurës.

7. Ushqim i shëndetshëm

Mënyra se si ushqeheni bën një diferencë të madhe në shëndetin e lëkurës suaj. Lëkura nuk do të reagojë sikur duhet nëse dieta juaj nuk është e duhura.

Personat që hanë fruta dhe perime kanë aftësinë të përmirësojnë më lehtë dëmtimet nga rrezet ultraviolet. Duhet më tepër ekspozim në diell për të dëmtuar lëkurën e tyre, se lëkurën e një personi që nuk merr vitaminat, mineralet dhe proteinat e duhura nga ushqimi.

Mos u frikësoni nga sheqeri i gjendur në fruta dhe perime. Blini frutat dhe perimet e preferuara dhe konsumoni sa më shumë. Sigurohuni që të përfshini në dietën tuaj yndyrna të mira, arra, fara të ndryshme, avokado të cilat ndihmojnë me lipidet e barrierës së lëkurës.

Qëndroni larg sheqerit të përpunuar, i cili ka një indeks glicemk të lartë, i cili ndikon në formimin e rrudhave dhe errësimin e shtresave të lëkurës. Duhet të shtojmë se nëse ju keni akne, konsumimi i sheqerit të procesuar mund të rrisë nivelet e insulinës, e cila promovon prodhimin e yndyrës, që sjell dalje të akneve.  

Nuk do të thotë që mos konsumoni asnjëherë biskota apo torta, por të keni një dietë të balancuar me të gjithë elementët e duhur.

8. Aktivitet fizik

Nuk ka nevojë të jeni një atlet. Sigurohuni që të bëni disa ushtrime kardiovaskulare disa herë në jave.  Vërtet që do të shikoni një ndryshim tek shëndeti i lëkurës suaj.

Aktiviteti fizik redukton inflamacionin në të gjithë trupin, dhe si rrjedhojë do të keni një lëkurë më të shëndetshme dhe me shkëlqim.

9. Flini gjumë

Të flesh 8 orë gjumë është një nga gjërat më të mira që mund të bësh për lëkurën në kohë afatgjatë. Kur ne jemi duke fjetur, trupi lëshon disa hormone të cilat ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet.

Nëse ju nuk flini mjaftueshëm, lëkura nuk ka kohën e duhur për tu riparuar. Plus, kur ju jeni të lodhur trupi prodhon më shumë hormone stresi, që cojnë ne një mos funksionim të mirë të lëkurës.

10. Sa më pak produkte.  

Asnjë revistë, asnjë influencer, editor bukurie nuk do t’ja u thotë këtë fakt. Askush nuk ka nevojë për shtatëmbëdhjetë produkte për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Fokusohuni tek larësi, hidratuesi dhe mbrojtja nga dielli, dhe qëndroni konsistentë me këto produkte. Është perfekte. Për aq produkte keni nevojë për të pasur një lëkurë shëndetshme.

Zgjedhjet tuaja të jetesës do shfaqin rezultate në kohë. Sa më pak produkte të vendosni në lëkurën tuaj më mirë. Produktet duhet të zgjidhen me kujdes në mënyrë që ju ti përshtasni me tipin e lëkurës, por dhe të jenë multifunksionale. Perdorni një krem që targëton disa probleme njëkohësisht.  

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×