Trajto rrathët poshtë syve me këtë produkt. - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Trajto rrathët poshtë syve me këtë produkt.

September 10, 2021
ervisa

Tanimë nuk ke pse fshihesh pas syzeve të diellit. Kjo këshillë bën të mundur të rregullosh pamjen e syve.

Askujt nuk i pëlqen të zgjohet me qeska poshtë syve dhe me pamje të lodhur. Të gjithë e kemi përjetuar, dhe, në fakt, kjo mund të jetë arsyeja pse je duke lexuar këtë artikull këtu dhe po pyet veten se si të shpëtojmë nga sytë e sfilitur sa më shpejt. Për fat të mirë, kthimi i syve në normalitet nuk është aq i ndërlikuar sa mund të mendosh.

Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të parandalosh këtë problem në të ardhmen, gjithashtu duhet të dëshirosh të kuptosh se çfarë e shkakton problemin në radhë të parë, dhe të marrësh kremin ideal kundër plakjes dhe stresit të syve për sa kohë je gati.

Ndonjëherë, e dimë saktësisht se çfarë na çoi në këtë pikë; një natë pa gjumë, disa orë përgjatë të cilave kemi qarë ose arsye të tjera që shërbejnë si shkaqe të zakonshme, duke përfshirë këtu pirjen e duhanit, alergjitë, privimin e gjumit dhe plakjen.

Lëkura rreth syve tanë është shumë e hollë dhe ndërsa plakemi, proteina e indeve e quajtur kolagjen fillon të dobësohet. Ky dobësim krijon xhepa, duke lejuar që yndyra dhe uji të pushojnë në qepallat e sipërme dhe të poshtme. Fajtorët e tjerë përfshijnë një infeksion të syve, një dietë të pasur me kripë (që e bën trupin të mbajë ujin), ose disa kokteje të tepërta që mund të kesh pirë gjatë orëve paraardhëse.

Zgjidh mënyrën e duhur për t`u kujdesur për veten duke shmangur ato shkaktarë dhe duke përdorur kremin rigjenerues REPARANDO që të lehtësosh shpejt sytë. Pavarësisht nga sfidat me të cilat përballesh REPARANDO duhet të jetë në sirtarin tënd për të mbrojtur sytë dhe çdo zonë të lëkurës që mund të jetë duke përjetuar një problematikë. Kremi kombinon agjentët zbutës dhe hidratimin për sytë e tu. Multifunksionali REPARANDO ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imta dhe rrudhave.

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×