Si ndikon stresi në mendje dhe në trup? - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Si ndikon stresi në mendje dhe në trup?

September 3, 2021
admin

Pavarësisht nëse punon natën ose ditën ose je një prind që merret me fëmijë që ulërijnë gjatë gjithë kohës, nuk është sekret se stresi është një faktor kryesor në jetën tënde dhe në jetën e pothuajse të gjithëve në fakt.  Sidomos në këtë periudhë.

Edhe pse tanimë stresi është i zakonshëm, si fenomen mund të jetë ende enigmatik. Një dhimbje koke e lehtë, dështimi për t’u përqendruar ose lufta për të fjetur çdo natë mund të duken si çështje të vogla.

Sidoqoftë, nëse ndjen stres të përditshëm, mund të jetë koha për të marrë parasysh mënyrat se si stresi mund të ndikojë në mendje, trup dhe emocione, të diagnostikosh nëse ke të bësh me stres kronik – dhe pastaj të bësh diçka për të.

Shenjat e stresit

Stresi mund të vijë nga arsye të ndryshme. Mjedisi, gjendja fizike dhe gjendja emocionale mund të jenë të gjitha stresuese. Sapo ai stres të fitojë një bazë, shumë nga simptomat shfaqen si:

Lodhje, dhimbje stomaku, pagjumësi, dhimbje koke, dobësim i qarkullimit të gjakut, tension i muskujve, ankth, nervozizëm, depresion, ndjenjë mbingarkimi, shtim ose humbje peshe, rrezik më i lartë për një sulm në zemër, mungesë fokusi ose motivimi

Këto janë disa nga shqetësimet më të zakonshme fizike dhe mendore që stresi i rënduar ose kronik mund të ketë në trup dhe mendje. Për më tepër, reagimi emocional ndaj stresit mund të çojë në ndryshime të rëndësishme në sjellje, të tilla si tërheqja shoqërore, pasiguri emocionale, shprehje zemërimi dhe mund të çojë madje edhe në përdorim substancash të dëmshme.

Edhe pse lista e efekteve anësore të mundshme të stresit mund të jetë alarmante, duhet t`i gëzohesh faktit se ke qenë në gjendje të identifikosh se je në stres. Ky është hapi i parë dhe, në shumë mënyra, hapi më i rëndësishëm në të mësuarit se si të menaxhosh stresin. Menaxhimi është fjala kyçe këtu.

Provo të lirosh trupin nga stresi

Kjo është një teknikë e vjetër që ka njohur efektivitet të lartë. SKIN NOVIS i sjell të mirat e kësaj teknike të modernizuara në formën e një masazhuesi multifunksional i cili ,me ndihmën tënde, gjatë përdorimit përpiqet të dallojë zonat e tensionit dhe ndihmon të lirosh shtrëngimin … dhe stresin pas tij. Masazhuesi është një qasje e butë për lëkurën dhe jashtëzakonisht e thjeshtë për lehtësimin e stresit.

Shkëputu pak nga jeta virtuale

Bota është e mbushur me një rrjedhë të vazhdueshme informacioni këto ditë – informacion që shpesh është jashtëzakonisht negativ. Pavarësisht nëse je duke ndjekur krizën më të fundit humanitare gjysmë bote larg ose presioni i gjakut po rritet ndërkohë që po lexon postimin e dikujt, të qenit në kontakt me botën në internet mund të krijojë një rrjedhë stresuese. Herë pas here bëj një përpjekje për t’u shkëputur me vetëdije nga interneti.

Mendo mirë rreth ushqimeve që po konsumon

Ushqimi i shëndetshëm është një ndër mënyrat e mira për të zgjidhur gjendjen e stresuar. Do ndihesh më shëndetshëm dhe rrjedhimisht më mirë.

Mos humb motivimin dhe orët e gjumit

Stresi është një luftë serioze që mund të lërë shumë njerëz të shkatërruar fizikisht dhe mendërisht. Sidoqoftë, nëse ndihesh e/i stresuar, lajmi i mirë është se nuk je vetëm. Pavarësisht sa thellë janë futur ato mendime stresuese në mendje, nuk është kurrë vonë për të filluar menaxhimin e stresit dhe kujdesjen ndaj vetes. Gjithashtu, e dimë që çdo doktor rekomandon të paktën 8 orë gjumë. Përpiqu t`i marrësh.

Pas ditës stresuese, mund të kërkosh ndihmën e masazhuesit të SKIN NOVIS që të të çlirojë nga tensioni dhe më pas të flesh gjumë si duhet.

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×