Për beben tuaj- produket organike janë më të shëndetshmet. - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Për beben tuaj- produket organike janë më të shëndetshmet.

July 15, 2021
admin

Kur bëhet fjalë për lëkurën e fëmijës suaj, ajo është kaq delikate dhe e butë sa për të duhet të tregohet kujdes i veçantë. Dikur i vogli juaj ishte mbështjellë i sigurt në lëngun tuaj amniotik, por tani është i ekspozuar ndaj ambientit që po bëhet çdo ditë e më shumë problematik.  

Shampo, sapunë, pluhura, kremra, vajra, pasta dhëmbësh, parfume etj.. , tregu i dermokozmetikës për fëmijë po lulëzon dhe ju mund të gjeni pothuajse gjithçka për buxhetin tuaj. Por si t`i zgjidhni produktet e duhura? Çfarë i duhet me të vërtetë fëmijës tuaj? Dhe mbi të gjitha, a ka produkte që duhen shmangur?

Si të zgjidhni?

Gjëja e parë që duhet të merret parasysh kur blini produkte për fëmijën tuaj është numri i përbërësve: sa më pak, aq më mirë! Duke qenë veçanërisht e brishtë, lëkura e foshnjës këshillohet të marrë produkte shumë të buta dhe hipoalergjike, të përshtatura posaçërisht për epidermën e të porsalindurit. Edhe produktet që përshkruhen si “të butë” ose “për lëkurë të ndjeshme” të destinuara për të rriturit janë shumë të ashpra dhe mund të shkaktojnë një reagim të lëkurës tek i vogli juaj.

Përbërësit që duhet të shmangni

Duke marrë parasysh numrin e madh të markave që prodhojnë për fëmijë, kjo bën që jo të gjitha markat të kenë të njëjtin standard. Për të shmangur ndonjë problematikë që mund të shfaqet tek fëmija juaj, këshillohet të shmangni blerjen e produkteve që përmbajnë :

  • paraben
  • parfume ose aroma
  • produktet e familjes PEG (polietilen glikol)

Për më tepër, nuk rekomandohet të vendosni krem dielli në lëkurën e fëmijës suaj para moshës 6 muajsh. Dhe është mirë që fëmija të mos ekspozohet ndaj rrezeve të diellit deri në këtë moshë. Ju këshillojmë se është e nevojshme që bebi gjithnjë të jetë plotësisht i mbuluar, sepse rrezet mund të depërtojnë lehtësisht në lëkurën e brishtë.

Produktet organike janë më të mira.

Nëse produkti që ju jeni interesuar ka një përshkrim që i përshatet nevojave të fëmijës, pavarësisht kësaj është e rëndësishme të kërkoni me kujdes dhe të mësoni rreth seriozitetit të kompanisë.  Nëse zgjidhni një produkt jo të përshtatshëm, i porsalinduri juaj rrezikon të përfundojë me problematika të ndryshme të lëkurës. Përveç kësaj është e rëndësishme të mbani mend se lëkura e foshnjës suaj nuk prodhon vajin e nevojshëm për ta mbajtur atë të lagur dhe përdorimi i sapunëve, vajrave dhe locioneve të ashpra nga kompanitë e pasigurta mund të thajë lëkurën e tyre delikate dhe të shkaktojë acarime. Gjithçka që përdorni në lëkurën e foshnjës tuaj thithet në trup.

Produktet nga SKIN NOVIS përmbajnë përbërës 100% organik të çertifikuar. Përbërësit e këtyre produkteve për kujdesin e fëmijëve janë 100% të sigurt për foshnjat dhe për mjedisin. Produktet organike janë të lira nga nanopjesëzat, mikroplastikat dhe OMGJ-të. Ato gjithashtu përmbajnë përbërës të biodegradueshëm dhe natyralë. Lëkura e foshnjës tuaj do të jetë e mbrojtur nga kimikatet e forta apo substancat e rrezikshme.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×