Thonë se “flokët janë gjysma e bukurisë” por çfarë të bëjmë kur ato duken të dobëta, pa shkëlqim dhe pas çdo larje ose krehje e tyre,ne mbetemi me to nëpër duar?
Ndoshta gjatë vjeshtës ose gjatë një periudhe stresante të jetës suaj, flokët bien jashtë mase shumë dhe mund ti gjesh kudo, rroba, dush, krehër, jastëk etj?
Rënia e flokëve mund të jetë gjenetike ose mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm si psh. radikalet e lira, sebumi i tepërt në skalp, ushqimi që konsumojmë, ndotësve të ambientit por më e rëndësishmja produktet që përdorim. Mund të duket ironike por shumë shampo ose balsame për flokë që përdorni me mendimin se do t’ju ndihmojnë në balancimin e sebumit ose t’ju japin më shumë shkëlqim flokëvë, mund të jenë shkaktarë pikërisht për rënien e tyre. Shumë produkte kanë përbërës të cilët mund të rregullojnë një problem, por mund të japin një problem tjetër duke dobësuar ose këputur flokët.
Por si mund të trajtojmë këtë problematikë në mënyrë natyrale?
Hithra. Kjo bimë që njihet nga e gjithë bota por dhe në Shqipëri ka një përdorim të gjërë dhe nëqoftëse do pyesnit nënat në shtëpi me siguri do t’ju thonë se është përdorur jo vetëm për trajtimin e rënies së flokëve.
Hithra, ose Urtica dioica, është një bimë e zakonshme që rritet dhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Europë. Ajo rritet kryesisht në tokë të lagësht.
Hithra ka qime të mprehta në gjethet e saj. Këto qime përmbajnë kimikate, të tilla si acidi formik dhe histamine, që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë pickim, kruajtje dhe skuqje kur e prekni, por e perpunuar per tu perdorur ka efekte mbresëlënëse.
Qytetërimet e lashta përdornin hithrën për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Për shembull, egjiptianët e lashtë përdornin infuzione me hithër për të trajtuar artritin. Disa njerëz e përdorin edhe sot hithrën si alternative medicinale.
E rëndësishme eshte të kuptohet se si vepron ekstrakti i rrënjës së hithrës në mënyrë që të zvogëlohet rënia e flokëve dhe të nxisë rritjen e flokëve të bukur dhe të shëndetshëm. Një nga përfitimet kryesore të saj është aftësia për të zvogëluar inflamacionin. Edhe lëkura në kokën tuaj, pra skalpi, mund të preket nga inflamacioni. Një prodhim i shtuar i sebumit, radikaleve të lira mund të bllokojne poret e kokës tuaj, duke e bërë të vështirë për folikulen e flokut “te marrë frymë”.
Kështu ju do vini re se ato do dobësohen, do të bëhen më të hollë dhe gjithashtu më të lehtë për tu këputur. Në këtë mënyrë më shumë floke do të bien çdo ditë.
Ekspertët mendojnë se vuajtja nga inflamacioni kronik I skalpit të kokës shkakton rënie të flokëve dhe këtu hyn në lojë dhe ekstrakti i rrënjës së hithrës. Karakteristikat e tij anti-inflamatore janë të njohura, dhe si rezultat, kur provoni një trajtim me këtë ekstrakt bimor, do të vini re që skalpi juaj bëhet më i shëndetshëm dhe flokët tuaj bëhen më të fortë.
Vetitë e Hithrës
Hithra arrin të rrisë qarkullimin e gjakut, kështu që rrënjët e flokëve tuaj marrin më shumë furnizim me lëndë ushqyese dhe oksigjen. Në momentin që kemi një fluks të këtyre lëndëve tek folikula e flokëve, atëherë do kemi dhe stimulim të rritjes së qimes së flokut.
Hithra është e pasur me proteina, fibra, yndyrna, vitamina si A, B, C dhe K dhe minerale si kalcium, silicë, magnez dhe hekur. Gjethet e gjelbërta përmbajnë gjithashtu klorofil, karotenoide, antocianinë dhe fitonutrientë të tjerë. Antioksidantët si karotenoidet, flavonoidet dhe vitamina C veprojnë si mburojë dhe mbrojnë flokët nga dëmtimi i radikaleve të lira. (Radikalet e lira janë atome të dëmshme që prodhohen nga dhe në trupin tonë dhe numri i tyre mund të rritet në mënyrë eksponenciale për shkak të një diete jo të shëndetshme, toksinave mjedisore dhe plakjes.)
Pra mund të themi se hithra është një mënyrë e sigurt dhe natyrale për të ndaluar rënien e flokëve dhe për t’i bërë flokët më të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Por çfare bëjnë gjithë këto përbërës që sapo përmendëm?
Antioksidantët si vitamin c ose karotenoidet shërbejnë në reduktimin e radikaleve të lira dhe shërbejnë si mburojë për lekurën e kokës ndaj agjentëve të jashtëm. Vitamina C gjithashtu ndihmon në përthithjen e hekurit në aparatin tretës, i cili është një element kyç në funksionimin korrekt të organizmit.
Vitamina E shërben në reduktimin e stresit oksidative dhe në ruajtjen e barrierës së lipideve të qelizave, ndaj ajo promovon dhe flokë të shëndetshëm.
Vitamina A është shumë e rëndësishme për të promovuar ritjen e çdo qelize në trup dhe gjithashtu arrin të mbajë nën kontroll sebumin e tepërt duke hidratuar lëkurën.
Nutrientët që gjenden në klorofil përfshijnë vitaminën B, D dhe E, kalcium dhe kalium, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve dhe thonjve të shëndetshëm. Përveç rritjes së flokëve, është vërtetuar klinikisht se klorofili ngadalëson daljen e thinjave duke prodhuar vazhdimisht melaninë në qelizat e pigmentit në folikulat e flokëve.
Minerale si kalciumi, magnezi ose hekuri janë të aftë të ushqejnë dhe nxisin rritjen dhe të parandalojnë rënien.
Hekuri është shumë i rëndësishëm për gjakun për të mundur të transportojë oksigjenin. Kalciumi është një mineral i cili është jetësor për organizmin. Çdo proces i qelizës ka nevojë për këtë përbërës.
Psh Ipokalcimia është një nga patologjitë të cilat ndër të tjera çon dhë në rënie drastike të flokëve dhe dobësimin e thonjve.
Kemi silicën dhe squfurin të cilat nuk stimulojnë rritjen e flokut por ndihmojnë për të promovuar flokë të shëndetshëm dhe të fortë.
Një tjetër veti e saj është se mund të ndihmojë në zvogëlimin e DHT (Dihidrotestosteronit) i cili përveç rënies së flokëve mund të shkaktojë dhe patologji të tjera. Nivele të larta të androgjeneve, përfshirë DHT, mund të tkurrin folikulat tuaja të flokëve si dhe të shkurtojnë ciklin e daljes së tyre në sipërfaqe, duke bërë që flokët të rriten duke u dukur më të hollë dhe më të brishtë, si dhe të bien më shpejt. DHT gjithashtu mund të bëjë që floku të kërkojë një kohë më të gjatë për të dalë pasi ka rënë ai i vjetri.
Përveç vetive të mrekullueshme të hithrës në stimulimin e flokëvë por normalisht dhe të qimeve të mjekrës, ajo mund të ketë mbi 100 përdorime për shumë probleme shëndetësore si diabeti, problemet intestinale, aknet, ekzema etj.
Por një veti e saj shumë e rëndësishme për përdorimin në flokë është se shërben dhe si trajtim kundër zbokthit dhe skalpit të irrituar, mund të përdoret dhe nga individ të cilët vuajnë nga psoriasis (një sëmundje autoimmune e cila karakterizohet nga skuama; luspa të forta lëkure që zakonisht dalin në skalp). Normalisht kjo sjell dhe dëmtim të flokut dhe të skalpit duke i bërë këta individë të prirur për të pasur rënie të flokut por dhe acarim të lëkurës së skalpit.
Pra duke e përmbledhur, nëqoftëse keni probleme me rënien e flokëve ose me qimet e mjekrës, problem me zbokthin, skalp të irrituar ose të dëmtuar, ose thjesht doni të mbani flokët e tuaj të shëndetshëm dhe të fortë duhet të shtoni në rutinën tuaj këtë përbërës sepse është një alternativë natyrale dhe pa efekte anësore.