Produkteve organike mund t’u besosh pa frikë. - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Produkteve organike mund t’u besosh pa frikë.

August 11, 2021
admin

Shumica prej nesh e lidhin shëndetin me një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt.

Sigurisht që këto gjëra janë shumë të rëndësishme, por çfarë mund të themi për produktet që ne po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të përdorim në trupin tonë? Lëkura është organi ynë më i madh, që gjithashtu ka aftësinë të thithë pothuajse gjithçka që vendosim mbi të. Personi mesatar aplikon rreth 5 produkte të ndryshme bukurie në lëkurë çdo ditë. Pa dije, ne e ekspozojmë veten ndaj një game të gjerë kimikatesh të panevojshme, të cilat hyjnë dhe në qarkullimin tonë të gjakut.

Nëse jeni në ndjekje të një stili jetese të shëndetshëm, zgjedhja e kujdesit organik dhe natyral të lëkurës duhet të jetë një përparësi.

Le ta pranojmë: tregu i kujdesit të lëkurës është i tejmbushur me një shumëllojshmëri produktesh. Sado që kjo gjë na siguron një mori opsionesh nga të cilat mund të zgjedhim, mund të jetë edhe dërrmuese në të njëjtën kohë. Ne, familja e SKIN NOVIS jemi gjithmonë në ndjekje të formulave më të sofistikuara për të të ardhur në ndihmë ty dhe të dashurve të ty. Më poshtë kemi produktet që jo vetëm janë me përbërës organik por edhe jashtëzakonisht efektivë në atë që bëjnë!

LAVA SOAP

LAVA SOAP ka lindur për të trajtuar të gjitha llojet e lëkurës, dhe qumështi i butë pastrues i këtij sapuni i përgjigjet këtij misioni. Funksioni i tij dyfishohet me delikatesë: shërben si pastrues normal që duhet të jetë i domosdoshëm për fytyrën por edhe si pastrues i skalpit të kokës në rastin kur floku ka tendencë yndyrore. Qumështi pastrues është i mbushur me kalendulë, mente, rigon, vaj ulliri dhe sodë bikarbonat,  posaçërisht për të pastruar lëkurën, për ta qetësuar dhe për të hidratuar në nivelin e duhur që pas larjes lëkura të mos ndihet e thatë. Formula promovon ekuilibrin e pH dhe pastron poret. Ndërkohë, produkti nuk përmban alkool, silikon, paraben, sulfat apo ngjyrues artificial.

REPARANDO

Kremi i lëkurës kundër plakjes REPARANDO është një krem i shkëlqyeshëm që ushqehet nga elementë të natyrës. Gjalpi i dhisë, gjalpi Shea, kalendula, trumza, sherebela, bari pezmit dhe produkti i bletës bashkëpunojnë për t`i rikthyer shkëlqimin kujtdo që është në stres nga faktorët e jashtëm dhe ka vërtet nevojë për një rigjenerim të lëkurës. Sepse REPARANDO këtë bën, rigjeneron shtresat e lëkurës. Ai gjithashtu shërben si heqës makeup-i dhe si një krem shumë i përshtatshëm për personat që kanë rrathë të errët poshtë syve. Ngjitur me emrin REPARANDO shpesh vihet dhe epiteti revolucionar, sepse i tillë është ky krem me aq shumë funksione.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×