REPARANDO – Krem rigjenerues për lëkurën - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

REPARANDO – Krem rigjenerues për lëkurën

May 27, 2021
admin

REPARANDO është një krem i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës tërësisht organikë që ndihmon në eleminimin natyral të shenjave të moshës, duke lënë efekte afatgjata në lëkurë.

Largon shenjat e moshës, rrudhat, skuqjet, irritimet, aknet, zvogëlon poret dhe lufton mikrobet e këqija, me një formulë të testuar dhe aprovuar nga dermatologët.

Sipas testimeve REPARANDO, ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës tuaj dhe zvogëlon linjat e fytyrës me aplikimet kohë pas kohe.

Më e rëndësishmja për këtë produkt është se ka efekt delikat e natyral në lëkurë dhe frymëzohet nga natyra.

Mund të përdoret në të gjithë fytyrën, madje edhe tek rrathët e zinj poshtë syve për të larguar ngjyrën e errët.

REPARANDO është një produkt tërësisht organik e delikat me lëkurën edhe për personat të cilët vuajnë nga sëmundje të lëkurës si dermatitis, ekzema apo psoriaza duke qenë se ka efekt zbutës dhe qetësues.

Efektet direkte  lëkurë me REPARANDO

Për efekte direkte në lëkurë dhe shëndet të plotë.

Nën këtë filozofi ndërtohet edhe formula natyrale e këtij kremi rigjenerues kundër rrudhave.

Sipas krijuesve të REPARANDO nga SKIN NOVIS, përdoruesit e këtij kremi kanë raportuar se lëkura e tyre ndihej më e fortë dhe më elastike ndaj faktorëve të jashtëm pas 2 javësh përdorim.

Përbëhet nga gjalpi i dhisë, gjalpi shea të cilët ofrojnë hidratim të thellë deri në 8 shtresat sipërfaqësore të lëkurës.

Lulja e kalendulës, një nga përbërësit kryesorë të këtij kremi,ofron qetësimin e plotë të çdo inflamacioni që mund të keni në fytyrë.

Po kështu vepron trumza, sherebela, bari pezmit dhe nënprodukte nga bletët.

Është i pasur me vitamina A, D, E dhe minerale të cilët ndihmojnë në largimin dhe parandalimin e rrudhave, hiperpigmentimin apo shenjave të diellit.

Të gjithë këta përbërës veprojnë duke tonifikuar në thellësi lëkurën dhe teksturën e saj duke e lënë më të butë e të shëndetshme.

I përshtatshëm për burrat dhe gratë dhe për të gjithë tipet e lëkurës, duke u kthyer kështu në një zgjidhje për të gjithë familjen.

Këshillohet ta aplikoni në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes apo ta përdorni edhe si bazë për makiazhin.

Veprimi i tij mbi lëkurë është gradual dhe i butë me lëkurën që ndihmon në zbehjen graduale, por afatgjatë të çdo vijëzimi mbi portretin tuaj.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×