Çfarë i shkakton rrathët e zinj poshtë syve dhe si mund t’i eleminojmë? - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Çfarë i shkakton rrathët e zinj poshtë syve dhe si mund t’i eleminojmë?

April 16, 2021
admin

Njerëzit shpesh mendojnë se rrathët e zinj janë për shkak të lodhjes dhe mungesës së gjumit. Megjithëse kjo mund të jetë një nga shkaqet, por ka edhe arsye të tjera për krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve si: alergjitë ose procesi natyror i plakjes.

Rrathët e zinj nën sy mund të duken blu deri në kafe të errët ose të zezë, në varësi të ngjyrës së lëkurës. Në disa raste, rrathët e zinj nën sy mund të tregojnë nevojën për ndryshime të stilit të jetës, siç janë përmirësimet e rutinës së gjumit ose dietës ushqimore.

Cilat janë shkaqet që krijohen rrathët e zinj poshtë syve?

  • Mungesa e gjumit
  • Alergji të ndryshme
  • Hiperpigmentim, i cili ndodh kur trupi prodhon më shumë melaninë
  • Nivele të reduktuara të indit yndyror rreth syve
  • Hollimi i lëkurës poshtë syve
  • Anemi nga mungesa e hekurit
  • Ekspozimi i tepërt në rrezet e diellit
  • Fërkim i shpeshtë i syve
  • Plakja
  • Pirja e duhanit
  • Genet e trashëguara
  • Gjendjet tiroide
  • Dehidrimi
  • Dermatiti

Cilat janë disa këshilla që sugjerohen për të eleminuar rrathët e zinj poshtë syve?

1. Sugjerohet të krijoni rutinën e fjetjes:

Disa njerëz vërejnë rrathë të zinj poshtë syve kur kanë periudha të gjumit me cilësi të ulët. Mungesa e gjumit mund të përkeqësojë rrathët e zinj të syve. Studime të ndryshme kanë treguar se pushimi dhe shëndeti i mirë i përgjithshëm zvogëlojnë errësirën e rrathëve të syve.

2. Minimizimi i ekspozimit në diell:

Njerëzit mund të zvogëlojnë rrathët e zinj të syve duke mbrojtur lëkurën e tyre nga dielli. Rrezatimi ultraviolet mund të përkeqësojë rrathët e zinj të syve tek disa njerëz. Mbrojtja me syze dielli, krem ​​hidratues që përmban mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet mund të mbrojë lëkurën nga dielli dhe të parandalojë përkeqësimin e rrathëve të zinj të syve.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×