Si te kujdesemi per flokët në stinën e vjeshtës - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Si te kujdesemi per flokët në stinën e vjeshtës

August 12, 2020
Arnoldi

Moti i ftohtë mund të shkatërrojë flokët tuaj. Investoni në një shampo me cilësi të mirë në mënyrë që flokët tuaj të marrin një shkëlqim të shëndetshëm, sugjerohet të shmangni përdorimin e tepërt të shampos. Dermatologët ju sugjerojnë t’i lani flokët tuaj jo më shumë se dy herë në javë dhe të përdorni ujë të vakët për të shmangur skuqjen dhe për të maksimizuar lagështinë. Përdorni një maskë për trajtimin e flokëve një herë në javë për t’u kujdesur për lëkurën tuaj.

  • Ulni temperaturën e dushit


Nëse dëshironi të kujdeseni për lëkurën e kokës, duhet të ulni temperaturën e dushit tuaj. Uji i nxehtë nuk është i mirë për lëkurën dhe për flokët. Uji i nxehtë dehidraton lëkurën dhe flokët tuaj.

  • Mos i lani flokët shpesh

Sa shpesh jeni duke i larë flokët tuaj? Në sezonin e vjeshtës sugjerohet t’i lani flokët 2-3 herë në javë për të parandaluar dehidratimin e tyre.

  • Vendosni vaj në flokët tuaj

Gjatë sezonit të vjeshtës, skalpi i kokës tuaj do të jetë më i thatë dhe kjo mund të çojë në zbokth dhe acarim të kokës, i cili mund të shkaktojë rënien e flokëve. Mos harroni vajin që ju nevojitet flokëve. Është vërtet e rëndësishme të mbani lëkurën e kokës të hidratuar. Përdorni vajin e ullirit ose kokosit, masazhojeni në kokën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta, dhe më pas shpëlajeni me shampo.

  • Thani flokët në mënyrën e duhur

Kur bëhet fjalë për tharjen e flokëve, duhet t’i trajtoni me kujdes flokët.

Edhe pse një tharëse është mjeti më i mirë për të tharë flokët, gjiithashtu mund të jetë me të vërtetë i dëmshëm për flokët tuaj pasi nxehtësia mund të thajë flokët dhe skalpin e kokës.

  • Prisni flokët rregullisht

Pavarësisht nëse keni flokë të gjatë apo të shkurtër, moti i vjeshtës mund t’i bëjë flokët tuaj të thatë dhe të brishtë kjo eshtë arsyeja ë sugjerohet t’i prisni flokët.

  • Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar dhe qëndroni të hidratuar

Ushqimi i një diete të shëndetshme plot me vitamina është mënyra më e mirë për t’i mbajtur flokët të duken të shëndetshme. Gjithashtu, sigurohuni që të pini shumë ujë për të mbajtur flokët tuaj të hidratuar.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×