Njeriu humb çdo ditë mesatarisht 100 fije floku; disa prej tyre këputen nga stilimi, digjen, dëmtohen apo bien për shumë arsye. Problemi serioz me flokët fillon kur sasia e rënies është më e madhe se kufiri që përmendëm më lart. Mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje rënies së flokëve, është trajtimi me produkte organike.
SOLIDUM – Spraj kundër rënies së flokëve me tre bimë të certifikuara organike:
- Hithër
- Bimën e bishtit të kalit
- Mente
Hithra është e pasur me silicë dhe squfur të cilat i bëjnë flokët më të shndritshëm e të shëndetshëm.
Bima e bishtit të kalit mund të përdoret nga burrat dhe nga gratë për të ndaluar rrallimin e flokëve.
Kjo bimë ndihmon në rritjen e flokëve për shkak të efekteve antioksiduese që përmban.
Mentja është një nga burimet më të mëdha të karotenit, antioksidantëve dhe antifungalëve të cilët largojnë tërësisht zbokthin.
Këto bimë medicinale trajtojnë më së miri problemin e humbjes së flokëve, në mënyrë shumë delikate e të shëndetshme.
SOLIDUM – spraj bimor është i dedikuar për të parandaluar rënien e flokëve dhe stimuliumin e daljes së flokëve të reja.
Lufton infeksionet bakteriale të cilat mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme e të dëmtojnë flokët tuaj.
Veçanërisht infeksionet e lëkurës të cilat shkatërrojnë skalpin dhe folikulat, duke shkaktuar zbokth dhe rënie të flokëve.
SOLIDUM është i pasur me vitaminë A, kompleksin e vitminave B, vitaminën E, C dhe D.
Përmban minerale të njohura për veprimin e thellë në rrënjën e flokëve si seleni, zinku, magnezi dhe një sërë proteinash që ndihmojnë në trashjen e flokëve.
Kjo përzierje ndihmon në ushqimin me oksigjen të flokëve tuaj dhe në luftën kundër radikaleve të lira që shkaktojnë plakjen dhe dëmtimin e parakohëshëm.
Si ta përdorni?
Spraj aplikohet vetëm dy herë në javë, në flokë gjysëm të tharë pasi t’i keni larë si zakonisht.
Thani flokët lehtë me peshqir, ulni kokën poshtë dhe aplikoni SOLIDUM, duke filluar nga rrënja drejt gjatësisë së flokut.
Pasi të keni mbaruar me këtë hap masazhojeni skalpin me duar për disa momente e më pas lërini të thahen në diell nëse është mundësia ose duke përdorur një tharëse me veprim të ulët.
SOLIDUM mund të përdoret nga të dyja gjinitë në formatin SOLIDUM dhe SOLIDUM MEN.
Është një produkt ekologjik, i testuar dhe aprovuar nga mjekët me përbërës të certifikuar nga Bashkimi Evropian.
Formula delikate e tij nuk shkakton asnjë efekt anësor dhe vepron në rritjen graduale e të shëndetshme të flokëve duke forcuar rrënjën dhe parandaluar rënien e vazhdueshme.