Si të shpëtosh nga pagjumësia (dhe të përmirësosh çdo aspekt të jetës) - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Si të shpëtosh nga pagjumësia (dhe të përmirësosh çdo aspekt të jetës)

November 12, 2021
ervisa

Nëse kanë kaluar shekuj që kur ke bërë një gjumë të mirë dhe të thellë, sigurisht që nuk je vetëm. Jetët tona po bëhen çdo ditë e më të ngarkuara me angazhime pune, angazhime shoqërore (kryesisht virtuale, natyrisht) dhe me maratonat e Netflix, nuk është çudi që marrëdhënia jonë me mbylljen e syve të jetë ftohur. Pasoja e një nate pa gjumë është shpesh një ditë e irrituar, pasi ne e kalojmë ditën me një kafe në dorën e djathtë dhe një tjetër në dorën e majtë. Ajo që fillon si një ose dy orë mungese gjumi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës sonë, që nga mendja tek lëkura madje edhe tek zemra. Për të parandaluar këto dëme, po të japim disa këshilla që të mbledhësh veten bashkë me disa orë gjumi.

Provo një suplement

Mund të kesh dëgjuar për melatonin; megjithatë, pak njerëz e dinë se si funksionon në të vërtetë. Melatonina është një hormon që trupat tanë e prodhojnë natyrshëm për të na ndihmuar të flemë. Kur dielli perëndon, nivelet tona të melatoninës duhet të rriten. Për shkak se drita, ose mungesa e saj, kontrollon nivelet tona të melatoninës, punëtorët e turneve dhe njerëzit që udhëtojnë nëpër zona të ndryshme kohore mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj problemeve të gjumit. Por edhe për 9-në-5 dhe ata që punojnë turnin e 3-të, gjëra të thjeshta si drita që hyn nga dritarja ose nga ekrani i telefonit mund të ngatërrojë proceset natyrale të trupit. Një shtesë në sasinë e melatoninës mund të jetë e dobishme në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe zvogëlimin e kohës së nevojshme për të fjetur. Kjo ju ndihmon të qëndrosh në gjumë më gjatë. Por, mos harro se gjithmonë është ide e mirë të këshillohesh me mjekun para se të marrësh ndonjë lloj pilule.

Provo një maskë gjumi

E rekomanduar sidomos për ata që jetojnë nëpër fluturime dhe hotele bashkë me sy të fryrë dhe dhimbje koke. Bllokimi i dritës përmes një maske gjumi mund të ndihmojë vërtet. Është akoma më qetësuese gjatë një gjumi dite.

Zhduk teknologjinë nga dhoma – sinqerisht domethënë

Ne e dimë, frika që vjen nëse nuk kontrollojmë Instagramin para gjumit është pothuajse e padurueshme, por dhe kontrolli i e-maileve nga puna, madje edhe dërgimi i mesazheve mund të të largojë nga gjumi. Edhe leximi i lajmit është mërzitës. Pastaj janë rastet kur fillojmë të mendojmë për gjithçka që po ndodh në botë dhe pastaj pyesim veten pse nuk mund të flemë. Dhe do na bënte mirë të mos përdorim telefonin edhe si orë alarmi, por të merrnim një orë të vërtetë.

Krijo një rutinë gjumi

Ndonjëherë, vetëm heqja e makeup-it mund të ndjehet punë e zorshme por përpiqu të pushosh në fund të një ditë të gjatë duke bërë një sërë aktivitetesh që ti e di se të qetësojnë. Provo të masazosh kokën. Do të sugjeronim masazhatorin SKIN NOVIS, i krijuar pikërisht me qëllimin për të të nidhmuar për të shpëtuar nga lodhja, stresi dhe tendosja e muskujve. Masazhatori stimulon lëkurën duke ekuilibruar qarkullimin e gjakut, kështu ndihmon në inkurajimin e ndjesive të mirëqenies dhe koherencës trupore. Përdorimi i rregullt përmirëson shëndetin e sistemit nervor dhe mbështet funksionet e trupit. Me masazhatorin SKIN NOVIS do të ndihesh në spa. Dhe pse je në dhomën tënde të gjumit ose në sallon …

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×