Kujdesi për lëkurën gjatë stinës së dimrit - Skin Novis /* ]]> */

SHËRBIMI I KLIENTIT

POSTA FALAS PËR POROSI BRENDA TIRANËS

Kujdesi për lëkurën gjatë stinës së dimrit

January 6, 2021
admin

Temperaturat e ftohta dhe erërat sjellin efekte anësore në lëkurë, duke i larguar lagështinë lëkurës tuaj dhe duke e lënë atë të thatë dhe të dehidratuar. Ne kemi disa këshilla thelbësore për kujdesin e lëkurës në dimër, duke përfshirë një rutinë të kujdesit të lëkurës specifike për dimrin. Kemi përzgjedhur me shumë kujdes produktet tona organike të cilat ndihmojnë për të qetësuar dhe riparuar lëkurën e thatë gjatë stinës së dimrit.

Si të mbroni lëkurën tuaj gjatë dimrit?

1. Dushi i nxehtë dehidraton lëkurën

Uji i nxehtë – veçanërisht në fytyrën tuaj – do të dehidratojë lëkurën tuaj. Temperaturat ekstreme dëmtojnë barrierën e lëkurës tuaj,  dhe nuk e lejojnë që të marri hidratimin e nevojshëm për të qëndruar e butë dhe e lëmuar.

2. Luftoni simptomat e lëkurës së dehidratuar

Kush do të kishte menduar që ju mund të luftoni me lëkurën e dehidratuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë? Artikuj të ndryshëm shëndetësor pohojnë se ushqimi i pasur me yndyrna të shëndetshme përmirëson nivelet e lagështisë së lëkurës tuaj.

Cila është rutina e duhur e kujdesit për lëkurën në dimër?

Në këtë artikull ne do t’ju sugjerojmë rutinë e kujdesit për lëkurën në dimër me 6 hapa për hidratim. Për të trajtuar lëkurën e dimrit e cila është e thatë dhe e dehidratuar  ne kemi krijuar një rutinë për të gjitha llojet e lëkurës që adreson problemet që shkakton stina e dimrit në lëkurë. Ndiqni këto hapa për të kthyer një shkëlqim rrezatues në fytyrën tuaj:

1. Pastrimi i lëkurës

Rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës duhet ti shtoni një sapun me përbërës organik . Lava Soap është zgjidhja e duhur: Ky lloj sapuni sugjerohet për individët me lëkurë të thatë, normale, ose mikse. Disa prej përfitimeve që ky sapun i dhuron lëkurës janë: stabilizon yndyrën, pastron dhe  nxjerrë papastërtitë e lëkurës në sipërfaqe.

2. Toner

Një mënyrë tjetër e thjeshtë për t’a mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar gjatë muajve të dimrit është të përdorni një toner. I shton një shtresë bazë të hidratimit që e mban lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar.

3. Aplikoni Esencë

Një nga mënyrat më të mira për të hidratuar lëkurën e thatë gjatë dimrit është të shtoni përdorimin e esencës në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.

4. Eksfolimi

Eksfolimi është mënyra më e mirë për t’i rikthyer hidratimin lëkurës.

5. Trajtimi

Maskat e fytyrës dhe vajrat e fytyrës janë mënyra perfekte për t’a ushqyer lëkurën dhe për t’i ofruar lagështi. Ne do të sugjeronim një trajtim fytyre që ndërthur përbërës aktiv, organik për hidratim dhe mbrojtje intensive.

6. Hidratimi

Dhe e fundit, por padyshim jo më pak e rëndësishmja, hidratimi. Edhe pse dielli nuk është i fortë gjatë stinës së dimrit, dielli përmban rreze që ju dëmtojnë lëkurën. Sugjerimi jonë do të jetë përdorimi i kremit hidratues Meridiem përbërja unike e këtij kremi është e balancuar në mënyrë perfekte për t’i dhuruar lëkurës shkëlqim, hidratim, tonifikim dhe mbrojtje nga dielli.

Lini një koment

×

SKIN NOVIS

Klikoni më poshtë për të na kontaktuar në WhatsApp ose dërgoni E-mail në adresën [email protected]

×