Përgatitja e fytyrës për makeup është shumë e rëndësishme nëse doni një pamje të përsosur. Është si të përgatisësh një kanavacë. Nëse nuk do që makeup-i të të theksojë vijat ose rrudhat në fytyrë ( mos u shqetëso, të gjithë i kemi) të duhet një bazë e mirë.
Makeup-artistët më të mirë theksojnë se përdorimi i primerit para se të aplikoni ndonjë fondatinë është bërë hapi më i rëndësishëm në industrinë e bukurisë së fytyrës sot.
Pse duhet përdorur primeri?
Primeri është një shtresë mbrojtëse midis lëkurës dhe fondatinës, kështu që shanset për të pasur ndonjë pamje jo të këndshme zvogëlohen ndjeshëm.
Primeri vulos lëkurën dhe e mbron atë nga dëmtimi që produktet e ashpra mund të shkaktojnë në lëkurë.
Primeri bën që sipërfaqja e lëkurës jo vetëm të ndihet më e butë, por fondatina të rrëshqasë pa mundim dhe të duket e përzier mirë.
Një shtresë e mirë e bën makeup-in e qëndrueshëm. Prandaj, pavarësisht nëse doni ta aplikoni atë si një produkt ditor ose për raste të veçanta, primer-i është i domosdoshëm.
Të gjithë e dimë se fondatina ka tendencë të duket e thatë pas disa orësh qëndrimi në lëkurë por një shtresë bazë me REPARANDO parandalon që kjo të ndodhë.
Nëse ke lëkurë të yndyrshme ose lëkurë normale që bëhet e yndyrshme gjatë verës, ose thjesht nëse djersiteni shumë, kremi thith vajin e tepërt dhe e mban lëkurën me shkëlqim për një kohë të gjatë.
REPARANDO krjon një efekt në lëkurë që shumica e filtrave në telefon nuk e bëjnë. Ai zvogëlon shfaqjen e poreve dhe pigmentimit. Heq pamjen e lodhur dhe të plakur nga lëkura.
Nëse ke shenja të lehta në lëkurë dyfishohet si korrektor.