Përshkrimi
Aplikimi
Përdoret një herë në ditë (mëngjes ose në darkë).
Nëse përdoret nga individët me lëkurë të thatë, normale ose mikse, rekomandohet që pas sapunit, të aplikohet kremi me qumësht dhie.
Shmangni sapunin direkt në sytë tuaj.
Nuk preferohet të perdoret tek personat që kanë alergji ndaj qumështit të dhisë, produkteve të bletës dhe alergji specifike ndaj përbërësve natyralë të listuar në paketim.
Gjithmonë testoni sapunin para përdorimit të tij. Lani duart me sapunin alkalin me qumësht dhie. Nëse lëkura e dorës do të skuqet apo acarohet, atëherë sapuni nuk duhet të përdoret.
Përbërësit
Përbërja është krijuar posaçërisht për t’u kujdesur në mënyrë perfekte për lëkurën tuaj, duke balancuar vajin në fytyrë, ndihmon në zhdukjen e akneve, ju dhuron një freski në fytyrë, përmirëson teksturën e lëkurës.
Qumësht Dhie
Hidraton lëkurën, është i pasur me acide yndyrore dhe kolesterol. Mungesa e këtyre përbërësve mund t'i shkaktojë lëkurës acarim dhe thatësi. Largon bakteret nga sipërfaqja e lëkurës.
Kalendulë
Ndihmon në qetësimin e lëkurës të dehidratuar, të thatë duke i dhuruar shkëlqim. I ofron lëkurës butësi, hidratim. E përshtatshme për lëkurë sensitive, e pasur me veti anti-inflamatore.
Mente
Hidraton lëkurën, duke i ofruar lëkurës butësi dhe duke e qetësuar lëkurën e irrituar. Tonifikon lëkurën duke hequr papastërtitë nga poret, zhduk pikat e zeza, parandalon rrudhat.
Rigon
I pasur me lëndë ushqyese natyrale, rigoni ofron përfitime të jashtëzakonshme për lëkurën. Përmirëson tonin e lëkurës dhe zvogëlon shfaqjen e linjave të imëta, i dhuron lëkurës elasticitet.
Vlerësime
Nuk ka ende ndonjë vlerësim.