SET 4 PRODUKTE

SET 4 PRODUKTE

330.00

Krem Rigjenerues + Krem Hidratues + Spraj Flokësh + Sapun

 

Përfitimet:

  • Kremi Rigjenerues REPARANDO – Ka efekt anti-age dhe rigjenerues, pasi stimulon prodhimin e kolagjenit dhe lufton rrudhat.
  • Kremi Hidratues MERIDIEM – Ka efekt shkëlqyes në lëkurë, pasi ka vitamina A & C. Ruan elasticitetin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
  • Spraji Kundër Rënies së Flokëve SOLIDUM – I pasur me vitaminë A,  kompleksin e vitaminave B, E, C, D, minerale si selen, zink, hekur dhe magnez.
  • Sapuni Organik LAVA SOAP – Sapun me përbërës organik. Ideal për lëkurat e yndyrshme. Ndihmon në përtharjen e akneve.
Porosit me një klik
Informata të shpejta
Kategoria:

Përshkrimi

Aplikimi


Hidratuesi MERIDIEM përdoret së paku 1 orë pas aplikimit të kremit të ditës në mëngjes. Gjatë ditës mund të përdoret 2-3 herë. Pasi vendoset në lëkurë, nuk ka nevojë që të shpëlahet. Lëkura ndihet më e hidratuar dhe e freskët. Mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurës dhe për çdo moshë/ gjini. 

Kremi rigjenerues REPARANDO aplikohet në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes. Mund të përdoret gjithashtu përpara make-up si primer, më pas mund të aplikoni fondatinën.Shmangni kontaktin me sytë. Nëse ndodh kontakti, shpëlajeni tërësisht me ujë. 

Spraji kundër rënies së flokëve SOLIDUM aplikohet në flokë gjysëm të tharë, pas larjes, dy herë në javë. Pas aplikimit të tij, nuk ka nevojë për shpëlarje. Koka duhet të jetë poshtë, fillon aplikimi i spray-it nga rrënja dhe deri në komplet gjatësinë e flokut. Bëhet pak masazh në skalpin e kokës dhe flokët mundësisht, lihen të thahen në mënyrë natyrale (ose të ekspozuara ndaj diellit në stinët e ngrohta). 

Sapuni Organik LAVA SOAP Përdoret një herë në ditë (mëngjes ose në darkë).Nëse përdoret nga individët me lëkurë të thatë, normale ose mikse, rekomandohet që pas sapunit, të aplikohet kremi me qumësht dhie. Shmangni sapunin direkt në sytë tuaj.

Përbërësit


Shumëllojshmëria e përbërësve unikë të përzgjedhur për këtë set  janë balancuar në mënyrë perfekte për t’i dhuruar lëkurës shkëlqim, hidratim, tonifikim dhe mbrojtje nga dielli. Për të nxitur rritjen e flokëve, ju jep flokëve volum, shkëlqim, i hidraton, i ushqen dhe ndihmon në rigjenerimin e tyre.

Vlerësime

Nuk ka ende ndonjë vlerësim.

Behu i pari për të vlerësuar “SET 4 PRODUKTE”

Your Adresa emailit will sje be published. Required fields are marked *

SET 4 PRODUKTE

Krem Rigjenerues + Krem Hidratues + Spraj Flokësh + Sapun